Rihapet ambasada siriane në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149176-rihapet_ambasada_siriane_në_arabinë_saudite
Sot është rihapur ambasada siriane në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 01, 2023 21:02 Europe/Tirane
  • Rihapet ambasada siriane në Arabinë Saudite

Sot është rihapur ambasada siriane në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Riadi i ndërpreu marrëdhëniet me Damaskun që nga fillimi i krizës siriane dhe pasi ajo u shndërrua në një luftë ndërkombëtare, por në fillim të këtij viti (2023), dy vendet Siria dhe Arabia Saudite, pas më shumë se 10 vitesh prishje të marrëdhënieve diplomatike, ranë dakord që ambasadat e tyre të rihapen. Gazeta siriane Al-Watan në një raport shkruante: Ehsan Roman, konsulli i përgjithshëm i Sirisë, pasi vizitoi ndërtesën e ambasadës, tha se ambasada siriane në Riad është shtëpia e të gjithë qytetarëve sirianë dhe u shërben të gjithë sirianëve që jetojnë në Arabinë Saudite.  Konsulli i Përgjithshëm i Sirisë në Riad shtoi: Ne do të përpiqemi të rihapim ambasadën sa më shpejt të jetë e mundur me qëllim që të mirëpresim qytetarët sirianë për të ofruar shërbimet më të mira në fushën e çështjeve konsullore, duke përfshirë pasaportat dhe veçanërisht pasaportat e pavlefshme. Vitin e kaluar, qeveria siriane njoftoi rihapjen e misionit diplomatik të vendit në Arabinë Saudite. Ky veprim i Damaskut erdhi pasi Riadi mori një vendim të ngjashëm për të rifilluar misionin e tij diplomatik në kryeqytetin sirian. Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite më herët kishte lëshuar një deklaratë duke njoftuar fillimin e aktiviteteve të delegacionit të saj diplomatik në Siri. Në këtë deklaratë thuhet se vendimi në fjalë është marrë me qëllim të forcimit të marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve dhe forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.