Bombardohen pozicionet e terroristëve në Hama dhe Idlib të Sirisë
Të premten, ushtria siriane dhe ajo ruse filluan së bashku sulme intensive kundër pozicioneve të terroristëve në Idlib.
Burimet lokale në Siri raportuan se në shënjestër ishin pozicionet e terroristëve rreth fshatrave "Al-Qahira", "Al-Ankavari", "Sahl al-Ghab" në Hama. Ky operacion ka nisur në përgjigje të sulmit terrorist nga terroristët në Homs. Të enjten, grupet terroriste kryen sulme me dronë në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të kolegjit të luftës në provincën Homs. Qeveria siriane njoftoi se numri i të vdekurve nga ky sulm terrorist ishte 80 dhe numri i të plagosurve ishte 240. Në një deklaratë, qeveria siriane shpalli tri ditë zie publike për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist në Kolegjin e Luftës. Në reagim ndaj këtij akti terrorist, Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë e dënoi atë dhe theksoi se ky akt kriminal tregon se autorët e tij vazhdojnë qasjen e tyre terroriste, të përgjakshme dhe brutale; Qasje nga e cila gjatë viteve të fundit kombi ynë ka vuajtur shumë. Kjo ministri njoftoi: Siria do t'i përgjigjet me gjithë forcën dhe seriozitetin e saj grupeve terroriste kudo që janë të pranishëm në tokën e saj dhe nuk do të ndalet derisa të shkatërrohen plotësisht.