Gaza bombardohet me bomba fosfori, heshtja globale vazhdon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149582-gaza_bombardohet_me_bomba_fosfori_heshtja_globale_vazhdon
Të martën në mbrëmje, me vazhdimin e heshtjes globale, avionët luftarakë të regjimit sionist shënjestruan me bomba me fosfor të bardhë lagjen al-Karamah në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2023 06:19 Europe/Tirane
  • Gaza bombardohet me bomba fosfori, heshtja globale vazhdon

Të martën në mbrëmje, me vazhdimin e heshtjes globale, avionët luftarakë të regjimit sionist shënjestruan me bomba me fosfor të bardhë lagjen al-Karamah në Gaza.

Sipas IRNA; Lagjja Al-Karamah ka qenë nën zjarr të fortë nga avionët luftarak dhe artileria e regjimit sionist dhe dëmet e shkaktuara në këtë zonë janë të shumta. Sulmet terroriste të sionistëve që kryen si hakmarrje ndaj sulmeve të befasishme të Hamasit në qytetet e regjimit sionist vazhdojnë akoma, ndërkohë që sipas statistikave të shpallura nga burimet palestineze, avionët e regjimit sionist në sulmet e tyre të fundit kanë shkatërruar më shumë se 13 mijë shtëpi dhe 10 qendra mjekësore në Rripin e Gazës. Regjimi sionist deri më tani ka shënjestruar zonat tregtare, rezidenciale dhe kampet e refugjatëve me më shumë se 200 sulme ajrore në përgjigje të sulmeve të befasishme të Hamasit.  Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të regjimit sionist në këtë rajon për të katërtën ditë radhazi, numri i viktimave ka arritur në 900 persona, mes të cilëve 260 fëmijë dhe 230 gra. Ministria në një deklaratë njoftoi: Që nga fillimi i agresionit të regjimit sionist ndaj Gazës gjithashtu janë plagosur 4500 persona.