Sulmi sionist ndaj dy autoambulancave në Libanin jugor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150958-sulmi_sionist_ndaj_dy_autoambulancave_në_libanin_jugor
Një dron izraelit ka sulmuar dhe goditur dy ambulanca në Libanin jugor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2023 15:11 Europe/Tirane
  • Sulmi sionist ndaj dy autoambulancave në Libanin jugor

Një dron izraelit ka sulmuar dhe goditur dy ambulanca në Libanin jugor.

Ditët e fundit, në të njëjtën kohë me sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe vazhdimin e operacionit Stuhia Al-Aksa kundër pushtuesve izraelitë në Palestinë, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar vazhdimisht zona të ndryshme në jug të Libanit kurse edhe forcat e Hezbullahut të Libanit kanë sulmuar dhe goditur gjithashtu një numër qendra dhe baza ushtarake sioniste.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Libanit (NNA) njoftoi se mëngjesin e kësaj të diele, një dron i regjimit sionist ka vënë në shënjestër rajonin “Tir Harfa” në jug të këtij vendi.

Kanali televiziv Al-Manar bëri të ditur se ky dron kishte sulmuar dhe goditur dy autoambulanca të institutit “Al-Rasalah”, si pasojë e të cilave u lënduan katër anëtarë të ekipeve emergjence.

Regjimi sionist ka shënjestruar me një sulm artilerie zonat përreth "Maruhin", "Al-Dahira", "Tlabsin" dhe "Ulama al-Sha'ab". Sipas raportimeve të mediave libaneze, artileria izraelite gjuajti të paktën 11 topa rreth zonës Tarbikha.

Që nga fillimi i sulmeve të Hezbullahut të Libanit ndaj pozicioneve të regjimit pushtues, dhjetëra mijëra sionistë janë shpërngulur nga kolonitë sioniste pranë kufirit libanez.