Hamasi lëshoi ​​disa raketa në Tel Aviv
(last modified Sun, 03 Dec 2023 08:10:51 GMT )
Dhjetor 03, 2023 09:10 Europe/Tirane
  • Hamasi lëshoi ​​disa raketa në Tel Aviv

Batalionet Al-Qassam krahu ushtarak i Hamasit edhe një herë të shtunën bombarduan me raketa Tel Avivin në përgjigje të krimeve të kryera nga sionistët kundër civilëve.

Sipas IRNA, batalionet Al-Qassam njoftuan se ky sulm me raketa u krye në përgjigje të krimeve të kryera nga sionistët kundër civilëve palestinezë. Agjencia palestineze e lajmeve "Sama" raportoi se pas këtyre sulmeve me raketa, alarmet ranë në Tel Aviv dhe zona të tjera të qendrës së territoreve të pushtuara, duke përfshirë Bnei Barak, Ramat Gan, Rishon Letzion, Bat Yam dhe Elled. Burimet hebraike raportuan për më shumë se 20 shpërthime në Tel Aviv. Mediat sioniste gjithashtu njoftuan se një nga raketat e Al-Qassam goditi drejtpërdrejt vendbanimin sionist Modi'in në perëndim të Ramallah dhe një numër i madh i forcave izraelite shkuan në këtë zonë. Burime sioniste publikuan pamje nga Tel Avivi që tregojnë se sistemi Kupola  e Hekurt në pamundësi për t’u kapur raketat e rezistencës, ka gabuar dhe ka goditur shtëpitë e sionistëve në lagjen “Ghoshdan”. Më herët, kreu i Zyrës së Dëshmorëve, të Burgosurve dhe të Plagosurve të lëvizjes Hamas paralajmëroi regjimin sionist se nëse sulmi në Gaza vazhdon, nuk do të ketë më shkëmbim të të burgosurve. Bombardimet e zonave të ndryshme të këtij rajoni, veçanërisht të qytetit të Khan Yunis, ka rifilluar dhe deri më tani me dhjetëra palestinezë janë martirizuar dhe plagosur.