Hamasi kritikon Bidenin për përsëritjen e pretendimeve të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152398-hamasi_kritikon_bidenin_për_përsëritjen_e_pretendimeve_të_izraelit
Hamasi e ka akuzuar presidentin amerikan se po zhvillon një fushatë shpifëse kundër lëvizjes së rezistencës palestineze pas operacionit Stuhia Al-Aksa kundër Izraelit më 7 tetor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2023 04:17 Europe/Tirane
  • Hamasi kritikon Bidenin për përsëritjen e pretendimeve të Izraelit

Hamasi e ka akuzuar presidentin amerikan se po zhvillon një fushatë shpifëse kundër lëvizjes së rezistencës palestineze pas operacionit Stuhia Al-Aksa kundër Izraelit më 7 tetor.

Lëvizja palestineze e rezistencës dënoi Joe Biden për përsëritjen e akuzave të Izraelit për dhunë seksuale dhe përdhunime nga luftëtarët e Hamasit.

Biden të martën pretendoi se Hamasi kishte përdhunuar vazhdimisht gra dhe kishte gjymtuar trupat e tyre gjatë operacionit të 7 tetorit.

Duke folur në një mbledhje politike në Boston, Biden tha se rrëfimet e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve mbi "mizori të paimagjinueshme" ishin publikuar gjatë javëve të fundit.

"Raportet për gra të përdhunuara dhe trupat e tyre që janë gjymtuar ndërsa janë ende gjallë, për kufomat e grave që janë përdhosur, terroristët e Hamasit që u shkaktojnë sa më shumë dhimbje dhe vuajtje grave dhe vajzave dhe më pas i vrasin ato.  Është e tmerrshme," tha Biden.

Në përgjigje, Hamasi tha se sjellja e Biden dëshmon rënien e tij morale pasi ai sapo ka përsëritur pretendimet e rreme të Izraelit për luftëtarët e rezistencës.

Hamasi tha se gënjeshtra të tilla flagrante synojnë të mbulojnë "krimet e luftës të regjimit nazist izraelit" që po kryhen kundër palestinezëve duke përdorur armë amerikane.

Lëvizja palestineze u bëri thirrje gjithashtu mediave ndërkombëtare që të vërtetojnë falsitetin e akuzave të reja të ngritura nga SHBA dhe Izraeli, siç ishte rasti me pretendimet e tyre të mëparshme për prerjen e kokës së fëmijëve nga Hamasi ose përdorimin e spitaleve si qendra komanduese.

Ndërkohë, liderët myslimanë në SHBA janë zotuar të mbledhin komunitetet e tyre kundër kandidaturës së Biden për rizgjedhje për shkak të mbështetjes së tij të palëkundur për Izraelin.

Udhëheqësit e komunitetit mysliman u mblodhën të shtunën në Dearborn, Michigan, për të protestuar kundër refuzimit të Biden për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, duke përsëritur se qëndrimi i presidentit amerikan mund të ndikojë në mbështetjen e tij në shtetet vendimtare vitin e ardhshëm.