Si e ndihmoi ISIS Izraelin?
(last modified Mon, 11 Dec 2023 18:22:01 GMT )
Dhjetor 11, 2023 19:22 Europe/Tirane
  • Si e ndihmoi ISIS Izraelin?

Para operacionit Stuhia Al-Aksa, grupi terrorist ISIS ishte në një periudhë të gjatë heshtjeje. Por pas operacionit Stuhia Al-Aksa dhe valës globale të mbështetjes për Palestinën, edhe grupi terrorist ISIS u ngrit nga hiri!

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një ngjarje e rëndësishme ndodhi në kuadër të zhvillimeve pas operacionit Stuhia Al-Aksa. Në të njëjtën kohë me gjenocidin e regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës, qelizat e grupit terrorist ISIS-it u aktivizuan në Siri pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Më 18 tetor, forcat e grupit terrorist ISIS-it nga pesë akse sulmuan 8 qendra të ushtrisë siriane në provincën Homs. Në këtë sulm, 15 ushtarë të ushtrisë siriane u kapën rob nga terroristët e ISIS.

Pozita gjeografike e shkretëtirës Al-Sakhne në provincën Homs të Sirisë, burimi: Zhvillimet e botës islame

Më 8 nëntor, grupi terrorist ISIS sulmoi një qendër të ushtrisë siriane dhe forcave të mbrojtjes kombëtare në shkretëtirën Al-Rasafa (trekëndëshi mes provincave Raqqa, Homs dhe Deir ez-Zor). Në këtë sulm u vranë 30 ushtarë sirianë. Një muaj më vonë, më 9 dhjetor, grupi terrorist ISIS sulmoi pozicionet e ushtrisë siriane në periferi të Al-Bukamal. Statistikat tregojnë për vrasjen e 9 personave nga mesi i forcave të ushtrisë dhe forcave të mbrojtjes kombëtare të Sirisë. Deri më tani, grupi terrorist ISIS ka kryer tre sulme në tre lokacione të ndryshme gjeografike në Siri, të cilat kanë rezultuar në vrasjen dhe plagosjen e më shumë se 50 personave.

Mirëpo çfarë kuptimi ka aktivizimi njëkohësisht i terroristëve të ISIS dhe kryerjes së gjenocidit në Rripin e Gazës?

Ngjarjet e përmendura ndodhën në kohën kur grupi terrorist ISIS ishte në një periudhë të gjatë heshtjeje para operacionit Stuhia Al-Aksa të rezistencës palestineze kundër regjimit pushtues sionist. ISIS po mbështet makinën luftarake të regjimit sionist në dy mënyra:

Dimensioni propagandistik: bota është unifikuar për natyrën terroriste të grupit ISIS. Nisur nga kjo, në mediat perëndimore u vu në axhendë projekti për prezantimin e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) si një grup terrorist i ngjashëm me ISIS. Një shembull i këtij projekti ishte lajmi i rremë për prerjen e kokave të 40 fëmijëve izraelitë nga Hamasi, gënjeshtër kjo e cila u përsërit edhe nga liderë perëndimorë si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, deklaroi: "Hamasi është i njëjtë me ISIS-in dhe ashtu siç u shkatërrua ISIS, do të shkatërrohet edhe Hamasi".

Në të njëjtën kohë me këtë valë propagandistike, më 16 tetor u zhvillua një operacion terrorist në zemër të Evropës. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këtë operacion. Në deklaratën e ISIS-it thuhet se një nga ushtarët e të ashtuquajturit "Kalifat" hapi zjarr ndaj qytetarëve të vendeve kryqtare (të krishtera), duke vrarë dy dhe duke plagosur dy të tjerë. Grupi terrorist ISIS në këtë mënyrë kompletoi enigmën e shtrembërimit të imazhit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik nga mediat perëndimore për ta paraqitur rezistencën palestinez si "grupe terroriste", por ky projekt ka dështuar për shkak të dhunës së ushtrisë pushtuese izraelite në Rripin e Gazës.

Dimensioni në terren: pas gjenocidit izraelit kundër Rripit të Gazës, boshti i rezistencës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist nisi një operacion në shkallë të gjerë. Në ndarjen e punës që u krye, pala irakiane e boshtit të rezistencës sulmoi bazat e ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri. Lëvizja Ansarullah i Jemenit është e fokusuar në pjesët më jugore të Palestinës së pushtuar dhe në ndërprerjen e tregtisë detare të regjimit pushtues sionist. Hezbullahu i Libanit gjithashtu një ditë pas operacionit Stuhia Al-Aksa ka filluar sulmet kundër forcave ushtarake izraelite dhe po shkatërron objektet ushtarake të regjimit pushtues sionist në veri të Palestinës së pushtuar. Operacioni i grupit terrorist ISIS-it është një përpjekje e dështuar për të devijuar dhe shtrembëruar të vërtetën e operacioneve të boshtit të rezistencës.

Masoud Asadollahi, një ekspert për çështjet e Azisë Perëndimore, thotë: "Grupi terrorist ISIS nuk ka kryer ndonjë operacion në Siri për një kohë të gjatë. Papritur, në mes të kësaj lufte, ky grup terrorist sulmoi një autobus të ushtrisë siriane në një nga rrugët e provincës Raka dhe vrau 20 pjesëtarë të ushtrisë siriane. Ky grup terrorist ISIS, i cili pretendon se është mysliman suni, siç duket duhet të bëjë diçka që vrasja e popullatës civile në Rripin e Gazës të mbetet në hije. Në vend që të sulmojë amerikanët dhe të deklaroi se do të hakmerret ndaj forcave të Amerikës për shkak të vrasjes së palestinezëve, ai sulmon ushtrinë siriane”.

Sipas statistikave të Departamentit Amerikan të Shtetit, tani ka rreth 10,000 terroristë të ISIS në qendrat e paraburgimit në lindje të Eufratit. Zona e përmendur është nën kontrollin e ushtrisë amerikane dhe mercenarëve të saj. Pse Amerika e ka mbajtur këtë numër të terroristëve të ISIS-it nën ombrellën e saj të sigurisë?

Çështja është se grupi terrorist ISIS, për të justifikuar vrasjen e myslimanëve dhe për të mos luftuar me regjimin sionist, ndjek sundimin e kalifit të parë të sunitëve, me përmbajtjen se fillimisht duhet luftuar armiku afër (brenda Umetit Islam), pastaj duhet luftuar armiku i largët (armiqtë e jashtëm) i Umetit Islamik. Grupi terrorist ISIS-i e mori këtë veprim deri në pikën ku dega e ISIS në shkretëtirën e Sinait (një rajon në kufi me Rripin e Gazës dhe Palestinën e pushtuar) i shpalli luftë Hamasit në vitin 2018 dhe e quajti këtë lëvizje të rezistencës palestineze si një grup i pafe. Tani po kryen operacione terroriste thellë në Evropë dhe brenda vendeve islame, por hesht përballë krimeve të regjimit sionist!

Tags