Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Jordani
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka mbërritur në Jordani për të vijuar turneun e tij në Lindjen e Mesme.
I ndodhur në kryeqytetin Amman, kryediplomati amerikan është takuar me ministrin e jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi. Burimet amerikane thanë se qëllimi kryesor i Blinken është të ndalojë përhapjen e luftës në rajon, të shtohet presioni mbi Izraelin që të ndalojë luftën kundër Hamasit në Gaza.
Blinken do të vijojë takimet edhe në Bregun Perëndimor ku do të takohet me autoritetin palestinez, ndërsa pritet të shkojë edhe në Izrael.
Amerikanët i tremben zgjerimit të luftës, ndërsa në Liban, grupi i rezistencës Hezbollah ka lëshuar dhjetëra raketa drejt bazave ushtarake të Izraelit në kufi duke bërë që tensionet mes dy vendeve të jenë më të larta se kurrë.
Blinken më herët ishte në Turqi dhe Greqi ku zhvilloi takime të nivelit të lartë me Presidentin turk Erdogan dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.