Riadi dhe Abu Dhabi ndihmojnë Izraelin të anashkalojë Detin e Kuq
(last modified Sun, 21 Jan 2024 19:18:55 GMT )
Janar 21, 2024 20:18 Europe/Tirane
  • Riadi dhe Abu Dhabi ndihmojnë Izraelin të anashkalojë Detin e Kuq

Gazeta Yediot Aharanot shkroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po ndihmojnë Izraelin të anashkalojë Detin e Kuq dhe të shmangë sulmet e Jemenit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, me sulmet e forcave të armatosura jemenase ndaj anijeve izraelite apo anijeve që po shkojnë në portin izraelit Eilat, një presion i madh ekonomik është drejtuar në Tel Aviv, por gazeta Yediot Aharonot shkruante se Riadi dhe Abu Dhabi po përpiqen për të ndihmuar Izraelin të ulë presionin ekonomik.

Sipas kësaj gazete, në vend që të anashkalojnë Afrikën dhe të arrijnë në Izrael përmes një rruge të gjatë dhe të shtrenjtë, kompanitë izraelite të anijeve shkarkojnë ngarkesën e tyre në portet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite në Gjirin Persik dhe prej andej mallrat transportohen me kamion përmes Arabisë Saudite dhe më pas transferohen nga Jordania në Palestinën e pushtuar.

Yediot Aharonot shtoi: Importuesit izraelitë që duan të importojnë mallra për festën e Pashkëve nuk kanë zgjidhje tjetër.

Sipas kësaj gazete, në muajin e kaluar dhjetëra kamionë kanë çuar në Izrael mallrat e shkarkuar në portet e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Arabinë Saudite, të cilat dikur importoheshin nëpërmjet Detit të Kuq.

Gjithashtu, shumë kompani afrikane, nga frika e sulmeve të jemenasve, shkarkojnë mallrat e tyre në Itali ose Qipro për t'u transportuar prej andej në Izrael.

Yediot Aharonot shkroi se para sulmeve të Jemenit, kostoja e çdo kontejneri ishte 2000 dollarë, por tani është rritur në 8000 dollarë dhe nëse më parë anijeve iu deshën një muaj për të mbërritur në Izrael, tani kjo kohë është dyfishuar.

Jemenasit deri më tani kanë sekuestruar disa anije të lidhura me regjimin sionist dhe kanë sulmuar dhjetëra anije amerikane dhe izraelite dhe sigurisht që dhjetëra anije të tjera janë detyruar të ndryshojnë rrugën ose të kthehen në origjinë.