Spitali kryesor në Khan Younis të Gazës nuk funksionon më
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155100-spitali_kryesor_në_khan_younis_të_gazës_nuk_funksionon_më
Ministria e Shëndetësisë në Gaza dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thanë se Spitali Nasser në Khan Younis të Gazës jugore nuk po funksionon më pas një rrethimi njëjavor dhe sulmeve të përsëritura të forcave izraelite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 18, 2024 16:18 Europe/Tirane
  • Spitali kryesor në Khan Younis të Gazës nuk funksionon më

Ministria e Shëndetësisë në Gaza dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thanë se Spitali Nasser në Khan Younis të Gazës jugore nuk po funksionon më pas një rrethimi njëjavor dhe sulmeve të përsëritura të forcave izraelite.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus tha të dielën se që nga e premtja ushtria izraelite kishte bllokuar hyrjen e kësaj organizate në spital.

Ekipi i OBSH-së duhej të vlerësonte kushtet e pacientëve dhe nevojat kritike mjekësore.

Tedros paralajmëroi për humbjen e jetëve në spital, i cili tani strehon rreth 200 pacientë. Këtu përfshihen të paktën 20 persona me nevojë urgjente për referim në spitale të tjera.

“Në spital janë ende rreth 200 pacientë. Të paktën 20 duhet të referohen urgjentisht në spitale të tjera për të marrë kujdes shëndetësor; Referimi mjekësor është e drejtë e çdo pacienti”, tha ai në një postim në rrjetin X, duke shtuar se “kostoja e vonesave do të paguhet me jetët e pacientëve”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Kadra, tha gjithashtu të dielën se "aktualisht janë vetëm katër punonjës mjekësorë që kujdesen për pacientët" brenda spitalit.

Al-Kadra më herët tha se forcat ushtarake të Izraelit e kishin kthyer spitalin në Gazën jugore në një kazermë ushtarake.

Ai vuri në dukje se forcat izraelite ndaluan gjithashtu një numër të madh të personelit mjekësor brenda spitalit.