Shkurt 19, 2024 08:29 Europe/Tirane
  • Një pako e dyshimtë u zbulua në zyrën e Netanyahut

Një pako e dyshimtë është gjetur në zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Sama”, këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat sioniste të cilat thonë se në zyrën e Netanyahut kanë hyrë forcat e sigurisë dhe ekipet e mjekësisë ligjore të policisë. Hetimi vazhdon, por është ende e paqartë se kush e dërgoi paketën e dyshimtë në zyrën e Netanyahut. Kjo pako e dyshimtë u zbulua në zyrën e kryeministrit të regjimit sionist, vetëm një javë pasi ai u kërcënua me jetë. Më 23 shkurt policia izraelite arrestoi një person të quajtur “Sharon Golan” i cili kishte kërcënuar me vdekje kryeministrin e këtij regjimi. Golan kishte thënë përmes faqeve të tij në hapësirën kibernetike se e drejta e Netanyahut është një plumb në ballë. Sulmi ndaj zyrtarëve të lartë të regjimit sionist dhe tentativa për t'i vrarë ata ka një histori të gjatë në historinë e këtij regjimi, pasi më herët ish-kryeministri i këtij regjimi, Yitzhak Rabin, u vra nga një sionist në nëntor 1995. Sondazhet tregojnë se urrejtja e masave sioniste kundër Netanyahut është rritur dhe shumë sionistë e fajësojnë atë për trazirat e fundit në territoret e pushtuara, krizën ekonomike dhe dështimin përballë rezistencës palestineze. Sipas rezultateve të një sondazhi të ri të publikuar nga Channel 12 i regjimit sionist, 51 për qind e sionistëve duan të mbajnë zgjedhje të përgjithshme dhe të largojnë Netanyahun. Në këtë drejtim, mijëra banorë të territoreve të pushtuara mbrëmjen e së shtunës edhe një herë dolën në rrugët e Tel Avivit dhe kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Netanyahut.

Tags