Martirizohen dhe plagosen disa palestinezë të tjerë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155384-martirizohen_dhe_plagosen_disa_palestinezë_të_tjerë_në_gaza
Avionët luftarakë izraelitë, në vazhdim të sulmeve kriminale ndaj palestinezëve, gjatë orëve të fundit bombarduan zona të ndryshme të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 27, 2024 06:04 Europe/Tirane
  • Martirizohen dhe plagosen disa palestinezë të tjerë në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë, në vazhdim të sulmeve kriminale ndaj palestinezëve, gjatë orëve të fundit bombarduan zona të ndryshme të Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, në vazhdim të agresionit ushtarak të ushtrisë pushtuese në Rripin e Gazës, avionët e regjimit sionist bombarduan rëndë qytetet Rafah, Khan Yunis dhe Deir al-Balah në qendër dhe në jug të Rripit të Gazës. Dhjetëra persona ranë dëshmorë dhe u plagosën në sulmet e fundit të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Al Jazeera raportoi se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan Spitalin Al-Aksa në Deir al-Balah. Gjithashtu, si pasojë e sulmit me dron të regjimit sionist në qendër të kampit Al-Jadeed në perëndim të rajonit Al-Nusirat, disa palestinezë ranë dëshmorë dhe disa të tjerë u plagosën. Gjithashtu, të shtënat e ushtarëve të regjimit sionist drejt palestinezëve që prisnin të merrnin ndihmat humanitare të dërguara në rrugën Al-Rashid në Gaza, rezultuan me plagosjen e dhjetëra palestinezëve. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se që nga fillimi i sulmeve brutale të regjimit sionist në këtë rajon numri i dëshmorëve palestinezë arriti në 29782.