Avionët luftarakë të regjimit sionist vazhdojnë bombardimet në Gaza
Mëngjesin e sotëm, avionë luftarakë të regjimit sionist kryen bombardime në zona të ndryshme të Gazës, si pasojë e të cilave mbetën të vrarë shumë banorë të këtij brezi, mes tyre edhe fëmijë.
Në sulmin e fundit, një shtëpi në kampin Al-Burejxh në qendër të Gazës u vu në shënjestër të avionëve luftarakë të regjimit sionist, si pasojë e të cilit 5 persona ranë dëshmorë dhe një numër të tjerë u plagosën.
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar edhe lindjen e Xhebalias në veri të Gazës. Kampi Al-Nusejrat në qendër të Gazës ishte gjithashtu në shënjestër të avionëve luftarakë të regjimit sionist.
Gjithashtu, burimet palestineze raportuan për sulme të rënda nga artileria e regjimit sionist në perëndim dhe në lindje të zonës Khan Yunis. Burimet palestineze raportuan gjithashtu për luftime të ashpra midis luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe pushtuesve në perëndim dhe në lindje të zonës Khan Yunis.
Burime spitalore raportuan për martirizimin e fëmijëve në Gaza për shkak të mungesës së ushqimit, të barnave dhe të pajisjeve sanitare. Këto burime deklaruan se spitalet do të kthehen në varreza masive për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore.