UNICEF: Fëmijët palestinezë në Gaza janë në prag të vdekjes
Drejtori ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se shumë fëmijë në Gaza vuajnë nga kequshqyerja e theksuar dhe fëmijët palestinezë janë në prag të vdekjes.
Sipas IRNA, pasi 10 fëmijë palestinezë vdiqën ditë më parë nga kequshqyerja në Rripin e Gazës, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell në llogarinë e saj në rrjetet sociale shkroi: Një në gjashtë fëmijë nën dy vjeç në Gaza është i kequshqyer në mënyrë të theksuar. Drejtoresha ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se edhe një minutë vonesë në plotësimin e kushteve të fëmijëve palestinezë për ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe mbrojtje nga plumbat dhe bombat e regjimit sionist, do të ketë pasoja të tmerrshme dhe për këtë është tepër e nevojshme vendosja e një armëpushimi humanitar në Gaza. Ted Shiban, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), vuri në dukje se regjimi sionist ka penguar hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe tha se aktualisht rreth 90 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç në Gaza vuajnë nga sëmundjet infektive. Autoritetet e regjimit kriminal izraelit kanë thënë vazhdimisht se nuk do të lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare dhe karburantit në Rripin e Gazës. 30 mijë e 320 palestinezë janë martirizuar dhe 71 mijë e 533 persona janë plagosur që nga fillimi i agresionit të ushtrisë së regjimit kriminal izraelit në Gaza më 7 tetor.