Mundësia për një marrëveshje armëpushimi në Gaza në ditët në vijim
Një nga liderët e lëvizjes Hamas tha: Qasja jonë bazohet në ndërprerjen e luftës sipas garancive ndërkombëtare.
Basem Naim theksoi se në Kajro kemi paraqitur një qasje dhe qëndrim të qartë, i cili është i fokusuar në vija të kuqe që nuk mund të kapërcehen. Basem Naim tha se qasja jonë bazohet në ndërprerjen e plotë të luftës në Gaza sipas garancive ndërkombëtare, edhe nëse kjo bëhet në disa faza. Naim sqaroi se kemi fleksibilitet të mjaftueshëm në lidhje me marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve, me kusht që armiku të pranojë kushtet tona dhe nëse amerikanët bëjnë presion ndaj Netanjahut, kjo marrëveshje mund të arrihet brenda ditëve në vijim. Negociatat për armëpushimin kanë nisur që nga e diela në Kajro me praninë e delegacioneve të lëvizjes Hamas, autoriteteve të Katarit dhe Shteteve të Bashkuara. Në këtë raund negociatash, përfaqësuesit e regjimit sionist nuk janë të pranishëm në Kajro.