Vazhdojnë sulmet ajrore dhe me artileri kundër Rripit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155738-vazhdojnë_sulmet_ajrore_dhe_me_artileri_kundër_rripit_të_gazës
Me heshtjen e botës dhe indiferencën e organizatave ndërkombëtare, regjimi sionist vazhdon bombardimin e shtëpive të banimit në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2024 06:04 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore dhe me artileri kundër Rripit të Gazës

Me heshtjen e botës dhe indiferencën e organizatave ndërkombëtare, regjimi sionist vazhdon bombardimin e shtëpive të banimit në Rripin e Gazës.

Avionët luftarak të regjimit sionist kanë vënë në shënjestër disa zona përreth spitalit kryesor në jug të Rripit të Gazës. Krahas sulmeve ajrore kundër Rripit të Gazës, shtëpitë e qytetarëve palestinezë në këtë rrip janë sulmuar vazhdimisht edhe nga artileria izraelite. Ushtarët e regjimit sionist sulmuan mëngjesin e sotëm qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe shtëpitë e palestinezëve në këto zona. Buldozerët e ushtrisë së këtij regjimi gjithashtu shkatërruan rrugën kryesore të kampit Norshams. Pasi qëlluan mbi palestinezët teksa merrnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës, ushtarët sionistë sulmuan drejtpërdrejt edhe qendrat e ndihmave humanitare në Bregun Perëndimor. Nga ana tjetër, luftëtarët e batalioneve të dëshmorëve Al-Aksa u futën në përleshje të ashpra me elementët sionistë në qytetin Qalqilyeh.