Sionistët vazhdojnë të godasin Gazën nga toka dhe nga ajri
Avionët luftarak të regjimit sionist kanë bombarduar të dielën zonat e banuara në jug të qytetit Khan Yunis.
Sipas Al Jazeera, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës në një raport njoftoi se 13 palestinezë ranë dëshmorë gjatë bombardimeve të kampit Nusirat në qendër të Rripit të Gazës nga pushtuesit sionist. Përveç kësaj, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan qendrën e Beit Lahia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës. Bombardimet e shtëpive të banimit në veri të Rripit të Gazës kanë lënë disa dëshmorë dhe të plagosur. Nga ana tjetër, zëdhënësi i mbrojtjes urbane në Rripin e Gazës bëri të ditur se ushtarët sionistë kanë qëlluar edhe një herë mbi palestinezët që prisnin të merrnin ndihma humanitare në këtë rajon. Ai gjithashtu sqaroi se një numër i madh i palestinezëve të pafajshëm ranë dëshmorë gjatë këtyre sulmeve brutale të forcave sioniste pranë sheshit Al-Quit në Rripin e Gazës. Qyteti i Betlehemit gjithashtu ka qenë dëshmitar i sulmeve të pushtuesve sionist të cilët kanë arrestuar në formë arbitre disa qytetarë palestinezë. Ndërkohë, forcat palestineze të rezistencës të vendosura në Bregun Perëndimor edhe një herë kundërshtuan agresionin e ushtrisë së regjimit sionist dhe vunë në shënjestër elementët pushtues. Në këtë drejtim, Batalioni Tulkarem i lidhur me Saraya al-Quds njoftoi se forcat e rezistencës duke përdorur bomba të fuqishme shënjestruan agresorët në hyrje të kampit Nurshams.