Vdes lideri kryesor i Al-Kaedas në Jemen
(last modified Mon, 11 Mar 2024 08:01:09 GMT )
Mars 11, 2024 09:01 Europe/Tirane
  • Vdes lideri kryesor i Al-Kaedas në Jemen

Burime të lajmeve konfirmuan vdekjen e një prej drejtuesve kryesorë të Al-Kaedas në Gadishullin Arabik.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, është konfirmuar vdekja e një prej liderëve kryesorë të Al-Kaedas në Gadishullin Arabik, i quajtur Khaled Batarfi.

Burime të lidhura me Al-Kaedan kanë thënë se pas vdekjes së Batarfit, një person i quajtur Sa'ad bin Atif al-Awlaki do të jetë lideri i ri i Al-Kaedas.

Në fillim të vitit 2020, Khalid Batarafi u prezantua si lider i Al-Kaedas në Jemen pas vrasjes së Kasem al-Rimit në Jemen.

Batarfi ishte gjithashtu në mesin e të burgosurve që u arratis nga burgu dhe u lirua në vitin 2015 së bashku me 150 anëtarë të tjerë të Al-Kaedas në Jemen pas sulmit të këtij grupi në qytetin port Mukalla.

Shkaku i vdekjes së ish-liderit të Al-Kaedas në Jemen nuk është bërë i ditur, por duket se ai ka vdekur për shkaqe natyrore, edhe pse mënyra e vdekjes së tij mbetet e paqartë.

Pas vrasjes së paraardhësit të tij Kasem al-Rimi në vitin 2020, Batarfi u bë drejtuesi i ri i Al-Kaedas dhe emri i tij është në listën e terrorit të SHBA që nga viti 2018.

 

Tags