Disa sionistë të vrarë dhe të plagosur në operacionet e Rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155866-disa_sionistë_të_vrarë_dhe_të_plagosur_në_operacionet_e_rezistencës
Sulmet e grupeve të Rezistencës Palestineze kanë shkaktuar viktima në radhët e forcave sioniste në Rripin e Gazës, raportojnë mediat lokale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2024 15:40 Europe/Tirane
  • Disa sionistë të vrarë dhe të plagosur në operacionet e Rezistencës

Sulmet e grupeve të Rezistencës Palestineze kanë shkaktuar viktima në radhët e forcave sioniste në Rripin e Gazës, raportojnë mediat lokale.

Agjencia e lajmeve Shahab News e Palestinës tha të martën se një numër i trupave sioniste u vranë ose u plagosën në dy prita nga Brigadat Kasam në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Brigadat Kasam kanë thënë gjithashtu se kanë shkatërruar një tank Merkava të ushtrisë sioniste.

Në një njoftim në të njëjtën ditë, Brigadat Al-Kuds krahu i armatosur i Xhihadit Islamik thanë se kanë kryer disa operacione kundër trupave sioniste në veriperëndim të Khan Yunis.

Deklarata shtoi se Brigadat Al-Kuds kanë vënë në shënjestër një ekip gjashtë anëtarësh të ushtarëve sionistë në një apartament duke i sulmuar ata me anë të një mjeti të fuqishëm shpërthyes.