Martirizohen 11 palestinezë në bombardimin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i155874-martirizohen_11_palestinezë_në_bombardimin_e_gazës
Burimet e lajmeve raportuan të martën mbrëma se 11 palestinezë ranë dëshmorë në bombardimet e avionëve luftarakë të regjimit sionist në qendër të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2024 06:38 Europe/Tirane
  • Martirizohen 11 palestinezë në bombardimin e Gazës

Burimet e lajmeve raportuan të martën mbrëma se 11 palestinezë ranë dëshmorë në bombardimet e avionëve luftarakë të regjimit sionist në qendër të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar një shtëpi banimi në Deir al-Balah, që ndodhet në qendër të Gazës, si pasojë e të cilit deri më tani janë martirizuar 11 persona dhe disa të tjerë kanë mbetur ende nën rrënoja.

Sipas këtij raporti, zona rreth kampit Jabalia në veri dhe qytetit Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës janë bërë objektiv sulmesh nga avionët luftarakë izraelitë.

Gjithashtu, sipas rrjetit Al-Jazeera, 2 palestinezë u martirizuan dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave nga ushtarët sionistë në postbllokun Al-Jeib që ndodhet në veriperëndim të Kudsit të pushtuar.

Sipas këtij raporti, ushtarët sionistë kanë shtënë mbi një numër palestinezësh në zonën rreth spitalit të Xheninit, si pasojë e të cilave 2 palestinezë kanë mbetur dëshmorë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Pak orë më parë, ushtarët sionistë qëlluan dhe vranë një adoleshent palestinez në postbllokun e kampit Shuafat në Kudsin e pushtuar.

Gjatë ditëve të kaluara, me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, mijëra ushtarë sionistë u vendosën në zona të ndryshme të Kudsit të pushtuar.