Avionët luftarakë izraelitë sulmuan kryeqytetin e Sirisë
(last modified Sun, 17 Mar 2024 07:59:49 GMT )
Mars 17, 2024 08:59 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë izraelitë sulmuan kryeqytetin e Sirisë

Avionët luftarakë të regjimit gjenocidal izraelit me sulme ajrore nga ana e Golanit të pushtuar shënjestruan Damaskun, kryeqytetin e Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, mediat lokale duke iu referuar shpërthimeve të forta të dëgjuara në zonën Qalamoun në periferi të Damaskut raportuan se mbrojtja ajrore siriane është përballur me avionët luftarak të ushtrisë sioniste. Sipas këtij raporti, bombardimi i qytetit Yebrod në kufirin Siri-Liban ishte një nga objektivat kryesore të sulmit të regjimit izraelit në territorin sirian. Regjimi sionist gjatë viteve të fundit ka sulmuar vazhdimisht zona të ndryshme të Sirisë. Këto sulme janë shtuar muajt e fundit, veçanërisht pas 7 tetorit dhe me fillimin e raundit të ri të krimeve të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës. Sulmet ajrore të regjimit izraelit në territorin sirian, bëhen në kohën kur qeveria e këtij vendi duke dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar ndalimin e tyre u ka dërguar vazhdimisht letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit.

Tags