Martirizohen 14 palestinezë në bombardimet e fundit në Gaza
14 palestinezë ranë dëshmorë si pasojë e bombardimeve të avionëve të regjimit sionist në jug të Gazës.
Sipas IRNA nga agjencia e lajmeve Sama e Palestinës, avionët luftarakë izraelitë bombarduan të martën në mëngjes zonat e banuara në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Gazës. 14 palestinezë, duke përfshirë të paktën një fëmijë, u martirizuan dhe disa u plagosën në sulmet ajrore izraelite në Rafah. Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një "uri ekstreme" në veri të Gazës, duke thënë se të gjithë në Gaza po vuajnë nga uria ektreme. Rreth 210,000 njerëz në veri të Gazës po përballen me një situatë katastrofike. Ndërsa bisedimet në Doha vazhdojnë për të arritur një marrëveshje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka dhënë ekipit negociator shumë më pak kompetenca sesa kishin kërkuar liderët e sigurisë dhe vendosi një vijë të kuqe më të ashpër në listën e të burgosurve palestinezë, gjë që e bën të vështirë për anëtarët e bordit të arrijnë një marrëveshje.