Martirizohen 41 qytetarë palestinezë në sulmet e fundit sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156096-martirizohen_41_qytetarë_palestinezë_në_sulmet_e_fundit_sioniste
Deri më tani, 41 palestinezë janë martirizuar në sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 20, 2024 05:26 Europe/Tirane
  • Martirizohen 41 qytetarë palestinezë në sulmet e fundit sioniste

Deri më tani, 41 palestinezë janë martirizuar në sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Gazës.

Sipas IRNA, duke cituar rrjetin Al Jazeera të Katarit, të paktën 30 persona u martirizuan pas një sulmi ajror nga ushtria e regjimit pushtues ndaj komiteteve të përbëra nga nomadë që po garantonin sigurinë për shpërndarjen e ndihmave në sheshin al-Kuvait në juglindje të Gazës. Nga ana tjetër, raportohet se në bombardimin e Nusiratit kanë rënë dëshmorë 15 palestinezë. Sipas këtij raporti, avionët sionistë bombarduan shtëpinë e familjes Al-Habash në lindje të kampit Nusirat në qendër të Rripit të Gazës. Përveç martirizimit të 15 palestinezëve, në këtë krim kanë mbetur nën rrënoja edhe shumë palestinezë të tjerë. Lëvizja Hamas përmes një deklarate njoftoi: Veprimi i ndërmarrë mbrëmjen e sotme nga ushtria e regjimit nazist pushtues në shënjestrimin e komiteteve popullore dhe nomade është një tjetër dëshmi e karakterit sadist të regjimit kriminal sionist, i cili sulmon qëllimisht të gjitha organet kombëtare dhe nomade që organizojnë dhe shpërndajnë ndihma. Qëllimi i këtyre sulmeve është që ky regjim të zbatojë planin e tij të keq për të detyruar kombin tonë që të emigrojë nga toka e vet. Theksojmë se shtimi i sulmeve vdekjeprurëse të regjimit sionist nuk do të thyejë kurrë vullnetin e popullit tonë, nuk do të zvogëlojë kurrë qëndresën e tyre dhe kombi ynë palestinez, fiset dhe grupet e tjera të bashkuara, do t'i bllokojnë rrugën këtij armiku kriminal dhe planeve të terroriste.