Martirizohen më shumë se 100 persona në spitalin Shafa në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156184-martirizohen_më_shumë_se_100_persona_në_spitalin_shafa_në_gaza
Në vazhdim të agresionit dhe luftës së pabarabartë kundër Gazës, sionistët martirizuan më shumë se 100 persona në spitalin Shafa.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 23, 2024 04:19 Europe/Tirane
  • Martirizohen më shumë se 100 persona në spitalin Shafa në Gaza

Në vazhdim të agresionit dhe luftës së pabarabartë kundër Gazës, sionistët martirizuan më shumë se 100 persona në spitalin Shafa.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, drejtori i zyrës së informacionit të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës njoftoi se forcat pushtuese izraelite kanë vrarë më shumë se 100 njerëz gjatë sulmit të fundit në spitalin Shefa. Salama Maruf deklaroi se ushtria okupatore sioniste vrau një numër të kosniderueshëm të stafit mjekësor në spitalin Shafa. Marouf ka deklaruar se sionistët kanë penguar kurimin e pacientëve në këtë spital dhe për këtë shkak kanë vdekur 4 pacientë. Ai e ka quajtur shumë katastrofike situatën humanitare brenda spitalit Shafa. Numri i përgjithshëm i dëshmorëve të luftës në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 32070 dhe numri i të plagosurve ka arritur në 74298.  73% e totalit të dëshmorëve janë gra dhe fëmijë. Në një zhvillim tjetër, batalionet e luftëtarëve palestinez njoftuan se shënjestruan një automjet të blinduar izraelit me predha anti-tank pranë spitalit Shafa në qytetin e Gazës. Brigadat e Naser Selahudinit njoftuan se me predha mortajash shkatërruan forcat dhe pajisjet ushtarake të pushtuesit izraelit në perëndim të Gazës. Batalionet e Dëshmorëve të Al-Aksa theksuan se ata u futën në përleshje shumë intensive me forcat pushtuese izraelite në zonën Al-Qararah në Khan Yunis dhe me predha anti-tank sulmuan dhe shkatërruan automjetet e tyre të blinduara.