Vazhdojnë krimet sioniste në spitalin Shafa të Gazës
Në krimet e tyre më të fundit, regjimi sionist ekzekutoi një nga mjekët e spitalit Shafa në Rripin e Gazës për shkak se ai është kujdesur dhe ka kuruar për të plagosurit.
Sipas kanalit televiziv Al-Mayadin, regjimi sionist, i cili ka kryer sulme të ndryshme në zonat e banuara, mjekësore dhe infrastrukturore në Gaza për rreth gjashtë muaj me radhë, tani po shkatërron qendrat shëndetësore dhe mjekësore, si dhe burimet e ujit dhe ushqimit për civilët. Ushtria e regjimit pushtues pranoi kohët e fundit se kishte arrestuar më shumë se 800 njerëz dhe vrarë 170 palestinezë në spitalin al-Shafa dhe rrethinat e tij në perëndim të qytetit të Gazës. Duke sulmuar Spitalin Shafa, sionistët kanë marrë peng mbi 240 civilë palestinezë në Rripin e Gazës dhe një nga mjekët e këtij spitali, Dr. Mohammad Zaher Al-Nunu, është arrestuar për refuzimin e lirimit të të plagosurve dhe të sëmurëve. Tedros Adhanom, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njoftoi se në Spitalin Al-Shafa nuk mund të gjenden pajisje mjekësore, rroba dhe ilaçe. Në një raport ai deklaroi se më shumë se 50 pjetarë të stafit mjekësor dhe 143 pacientë janë të mbyllur në një nga ndërtesat e spitalit Al-Shafa. Bombardimet, uria dhe mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm dhe ilaçeve në Rripin e Gazës nuk janë problemet e vetme të banorëve të këtij rajoni, pasi kriza e përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të grumbullimit të madh të mbeturinave është bërë kërcënim për jetët e palestinezëve në Gaza.