Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 32,226
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri i të vdekurve nga lufta gjenocidale izraelite në territorin e rrethuar palestinez është rritur në 32,226 që nga fillimi i tetorit 2023.
Ministria tha të dielën se 84 persona janë vrarë vetëm në një hark kohor prej 24 orësh.
Ky burim tha se numri i përgjithshëm i personave të plagosur deri më tani në agresionin izraelit ka arritur në 74.518.
Regjimi sionist filloi luftën e tij kundër Gazës pas operacionit të paprecedentë Stuhia Al Aksa nga Lëvizja e Rezistencës së Palestinës Hamas në territoret e pushtuara nga Izraeli.
Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka denoncuar komunitetin ndërkombëtar për "heshtje të turpshme" ndaj sulmit të ushtrisë izraelite kundër spitalit al-Shifa të Gazës, ku janë strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.
Grupi me bazë në Gaza tha në një deklaratë se agresioni i vazhdueshëm izraelit kundër spitalit al-Shifa tregon "dështimin moral" të komunitetit ndërkombëtar dhe të Kombeve të Bashkuara, të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë presion ndaj aleatit tradicional të Izraelit, SHBA, që të ndalojë dërgimin e armëve për pushtuesit sionistë.
“Heshtja e turpshme për situatën e kompleksit spitalor al-Shifa në qytetin e Gazës dhe atyre të bllokuar brenda tij përfaqëson një turp dhe një dështim moral nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.
“Ata nuk janë në gjendje të ndalojnë makinën vrasëse të sionistëve dhe të bëjnë presion ndaj Uashingtonit që të ndalojë mbështetjen me armë për regjimin pushtues nazist-sionist”, shtoi Hamasi.