Gantz: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për ne është e parëndësishme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156276-gantz_rezoluta_e_këshillit_të_sigurimit_për_ne_është_e_parëndësishme
Benny Gantz, anëtar i kabinetit izraelit të luftës, të hënën tha: "Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për ne nuk ka asnjë rëndësi ".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 26, 2024 08:33 Europe/Tirane
  • Gantz: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për ne është e parëndësishme

Benny Gantz, anëtar i kabinetit izraelit të luftës, të hënën tha: "Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për ne nuk ka asnjë rëndësi ".

Gantz shtoi: Ne gjithmonë bëjmë atë që është në përputhje me sigurinë tonë. Ish-kryeministri i regjimit sionist, si kundërpërgjigje ndaj mospërdorimit të së drejtës së vetos nga Amerika ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, këtë veprim e vlerësoi si shenjë të një “krize të thellë në marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Uashingtonit. Ehud Barak deklaroi: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit pasqyron një krizë të thellë në marrëdhëniet tona me Amerikën. Ai tha: Vetëm mbajtja e zgjedhjeve të menjëhershme mund ta shpëtojë Izraelin nga një krizë shumë më e thellë. Në lidhje me këtë, Itamar Ben Goëer, Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, tha: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dëshmon se Kombet e Bashkuara dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj janë antisemitë dhe inkurajojnë Hamasin. Yoav Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist, gjithashtu lidhur me këtë njoftoi: Ndalimi i luftës në Gaza rrezikon sigurinë e Izraelit dhe mund të na afrojë me luftën në veri (fronti me Libanin).