Martirizohen shtatë palestinezë në bombardimet në jug të Gazës
Të enjten në mëngjes, shtatë palestinezë ranë dëshmorë në bombardimin e qytetit Rafah, që ndodhet në jug të Gazës.
Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, marrë nga Al-Jazeera, ushtria izraelite bombardoi 2 shtëpi banimi në qytetin Rafah, ku si rezultat i këtyre sulmeve ranë dëshmorë shtatë palestinezë, përfshirë tre fëmijë.
Sipas këtij raporti, në një rast, një shtëpi ishte shënjestruar në zonën Tal al-Sultan në perëndim të qytetit Rafah, ku ranë dëshmorë katër persona, përfshirë 2 foshnja.
Një lajm tjetër është se Brigadat Kuds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik, njoftoi se shënjestroi me një sulm me raketa qytezat (kibbutz) Sderot dhe Nir Am dhe qytezat përreth Rripit të Gazës.
Faqja e lajmeve Yedioth Ahronoth e konfirmoi këtë sulm dhe njoftoi se sirenat e sulmit ajror ranë në zonat sioniste rreth Gazës.
Deri më tani qindra palestinezë janë martirizuar që nga fillimi i operacionit “Stuhia Al-Aksa” në sulmin e forcave sioniste në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.