Sulme ajrore dhe artilerie izraelite kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156606-sulme_ajrore_dhe_artilerie_izraelite_kundër_gazës
Avionët luftarakë izraelitë bombarduan sot në mëngjes shtëpi banimi në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2024 08:47 Europe/Tirane
  • Sulme ajrore dhe artilerie izraelite kundër Gazës

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan sot në mëngjes shtëpi banimi në Rripin e Gazës.

Këto sulme ajrore të ushtrisë sioniste mbuluan rajonin Xhabalia. Sulmet e artileriesë së këtij regjimi kishin në shënjestër edhe pjesë të ndryshme të Rripit verior të Gazës. Artileria e regjimit sionist ka vënë në shënjestër zonat al-Mighraqa, Netsarim dhe al-Zahra në qendër të Rripit të Gazës.

Ushtria sioniste ka vënë në shënjestër edhe provincën veriore Al-Wasati nga ajri dhe toka. Këto sulme artilerie kanë përfshirë edhe lagjen El-Zitoun, që ndodhet në juglindje të qytetit të Gazës.

Ndërkohë që sulmet ajrore dhe tokësore të regjimit sionist vazhdojnë kundër shtëpive të palestinezëve në Rripin e Gazës, mediat sioniste kanë pranuar humbjen e Tel Avivit në këtë luftë barbare.

Media sioniste në një raport pranoi se duke shqyrtuar pasqyrën e luftës kundër Rripit të Gazës, mund të konkludohet se Izraeli ka dështuar në këtë luftë.

Në këtë raport theksohet: "Asgjë nuk është më e vlefshme për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sesa kolltuku i pushtetit. Atij nuk i interesojnë zhvillimet në frontin verior apo situata në rajonet jugore."