Khan Younis: 13 palestinezë vriten nga sulmet e izraelitëve
Të paktën trembëdhjetë palestinezë u vranë në sulmet izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, sipas burimeve të lajmeve.
Kanali televiziv libanez al-Mayadeen raportoi se të paktën trembëdhjetë civilë palestinezë u vranë në sulmet izraelite ndaj Khan Younis, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit për gjetjen e trupave të tjerë të viktimave nën rrënoja.
Disa pjesë të qytetit u vunë në shënjestër nga avionët izraelitë, duke përfshirë zonat e banuara.
Situata është më se alarmante, siç kishte paralajmëruar më parë Philippe Lazzarini, Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë krimet e kryera në 6 muaj luftë kundër Gazës, gjithçka është rrënuar. Spitalet dhe selitë e Organizatës së OKB-së janë shkatërruar dhe të gjitha vijat e kuqe janë shkelur”, deklaroi ai, duke kërkuar mbrojtjen e civilëve, lirimin e të gjithë të arrestuarve, hapjen e pikave të kalimit dhe hyrjen e ndihmave të UNRWA-s.
Sipas tij, regjimi izraelit ka thyer të gjitha rekordet për sa i përket masakrave ndaj fëmijëve, personelit mjekësor, punonjësve të ndihmës dhe gazetarëve.