Rrëfimi i tmerrshëm i ministrit sionist për Khan Yunisin
Ministri i Financave i regjimit sionist, në një deklaratë ku konfirmon krimet brutale të kryera nga sionistët në Gaza, të martën tha se ushtria e këtij regjimi në operacionin tokësor në qytetin Khan Yunis, i vendosur në jug të Gazës, e ktheu qytetin në Epokën e Gurit.
Në një deklaratë, Bezalel Smotrich pohoi: Rruga për kthimin e të burgosurve është përmes presionit të fortë ushtarak, hyrjes në Rafah dhe parandalimit të ndihmës për të arritur tek Hamasi. Ai shtoi: Ne po tërhiqemi nga vijat e kuqe dhe po bëjmë propozime, por duhet të dimë faktin se e kemi kthyer Khan Yunisin në Epokën e Gurit. Ministri i Financave i regjimit sionist shtoi: Jahya al-Sanëar, lideri i Hamasit në Gaza, tërheqjen tonë nga vijat e kuqe dhe dhënien e propozimeve e konsideron një dobësi. Së fundmi, burime lokale në Gaza njoftuan se që nga tërheqja e forcave sioniste nga Khan Yunisi në jug të Rripit të Gazës, nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 84 martirëve. Këto burime thanë: Ne kemi nxjerrë 30 trupa të dekompozuar nga zona të ndryshme të Khan Yunisit.