Një Fitër Bajram i përgjakshëm në Gaza
(last modified Wed, 10 Apr 2024 07:04:43 GMT )
Prill 10, 2024 09:04 Europe/Tirane
  • Një Fitër Bajram i përgjakshëm në Gaza

Fitër Bajrami i banorëve të Gazës është shoqëruar që në orët e mëngjesit me zhurmën e avionë luftarak dhe me bombardimin e zonave të ndryshme, si dhe fluturimin e dronëve të ushtrisë pushtuese.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, sot në Palestinë dhe Gaza është Fitër Bajrami, ashtu si në vendet e tjera islame. Për në to nuk ka më festë dhe gëzim dhe rrugëve në vend të ëmbëlsirave, vjen era e pisllëkut dhe gjakut. Pushtuesit nga inati duket se sot e kanë shtuar intensitetin e sulmeve të tyre. Burimet e lajmeve të mërkurën në mëngjes raportuan se 19 palestinezë u martirizuan në bombardimin e disa zonave në veri dhe në qendër të Gazës. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në kampin Nusirat në qendër të Gazës, duke vrarë 14 palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Pesë palestinezë nga e njëjta familje u martirizuan gjithashtu në bombardimin e kampit Jabalia që ndodhet në veri të Rripit të Gazës. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, nga lufta janë martirizuar 33.360 palestinezë dhe 75.993 të tjerë janë plagosur, 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Me tërheqjen e ushtrisë okupatore nga Khan Yunis, është dhënë mundësia për të varrosur dëshmorët palestinezë.

Tags