Protestat kundër Netanyahut bëhen të dhunshme
Demonstratat kundër Netanyahut u bënë të dhunshme të mërkurën mbrëma në territoret e pushtuara palestineze dhe forcat e policisë së Tel Avivit sulmuan protestuesit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë palestineze të lajmeve Sema, mijëra kolonë sionistë demonstruan në Tel Aviv dhe kërkuan largimin e Netanyahut si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Demonstruesit kërkojnë gjithashtu një marrëveshje të menjëhershme me Rezistencën në Gaza për shkëmbimin e të burgosurve. Burime të regjimit sionist bënë të ditur se policia e këtij regjimi ka tentuar të shpërndajë protestuesit.
Kanali 12 i regjimit sionist raportoi të mërkurën mbrëma se në vazhdën e protestave të protestuesve kundër politikave të Kabinetit të Luftës, mijëra protestues në zonat përfshirë Kudsin e pushtuar dhe Tel Avivin kanë nisur demonstratat kundër politikave të Netanyahut dhe janë përleshur me policinë.