Martirizohen 125 palestinezë nga sulmi i regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156774-martirizohen_125_palestinezë_nga_sulmi_i_regjimit_sionist
Burime palestineze bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 125 palestinezë janë vrarë dhe 156 të tjerë janë plagosur në sulmin e regjimit sionist të aparteidit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2024 07:39 Europe/Tirane
  • Martirizohen 125 palestinezë nga sulmi i regjimit sionist

Burime palestineze bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 125 palestinezë janë vrarë dhe 156 të tjerë janë plagosur në sulmin e regjimit sionist të aparteidit.

Në raportin e saj të fundit statistikor, Qendra Informative e Gazës njoftoi të mërkurën mbrëma rritjen e numrit të dëshmorëve të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe tha se në 24 orët e fundit, si pasojë e krimeve të reja të pushtuesit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës,125 palestinezë ranë dëshmorë dhe 156 të tjerë u plagosën.

Duhet përmendur se që nga fillimi i luftës së Gazës e deri tani, numri i dëshmorëve të krimeve të regjimit sionist ka kaluar 33,482 persona dhe numri i të plagosurve ka kaluar 75,049 persona.

Pasi kanë kaluar 6 muaj nga pushtimi i Gazës nga ana e regjimit sionist pa asnjë rezultat dhe arritje, ky regjim po zhytet çdo ditë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme.

Gjatë kësaj periudhe, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç krimit, masakrës, shkatërrimit, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimeve të organizatave të ndihmës humanitare dhe shkaktimit të zisë së bukës në këtë rajon.