Izraeli urdhëroi shkatërrimin e studiove të rrjetit Al Jazeera
(last modified Thu, 09 May 2024 17:33:48 GMT )
May 09, 2024 19:33 Europe/Tirane
  • Izraeli urdhëroi shkatërrimin e studiove të rrjetit Al Jazeera

Ministri i Komunikimit i Izraelit urdhëroi shkatërrimin e studiove të rrjetit të lajmeve Al Jazeera në qytetin e pushtuar Nasra.

Sipas agjencisë së lajmeve të studentëve iranianë (ISNA), kabineti i qeverisë sioniste ka vendosur njëzëri mbylljen e zyrave të Al-Jazeera dhe me këtë i ka dhënë autoritetin Shlomo Karai, ministrit të komunikimeve të regjimit sionist, të marrë një vendim për të ndaluar transmetimin e rrjetit Al-Jazeera në gjuhët arabe dhe anglisht, duke mbyllur zyrat e tij në territoret e pushtuara, duke konfiskuar pajisjet e përdorura për transmetimin e përmbajtjes dhe duke kufizuar aksesin në uebsajtin e lidhur me rrjetin. Sipas ministrit të Komunikimeve të regjimit sionist, forcat policore dhe inspektorët pranë kësaj ministrie konfiskuan dhe sekuestruan pajisjet e rrjetit Al Jazeera në qytetin e pushtuar Nasra. Kanali televiziv Al Jazeera, në pronësi të Katarit, ka përfaqësi zyrtare në territoret e pushtuara për më shumë se një dekadë dhe transmeton programe në arabisht dhe anglisht. Shumë gazetarë dhe drejtues të këtij rrjeti kanë rënë dëshmorë në luftën e Gazës, sidomos muajt e fundit. Lidhur me këtë mund të përmendim vrasjen e dëshmorëve Shirin Ebu Akla, Samer Ebu Dakeh, Hamza Al-Dahdouh dhe bombardimin e zyrës së këtij rrjeti të lajmeve në Gaza.