Ben-Gvir: Zhvendosini banorët e Gazës në vende të tjera
(last modified Wed, 15 May 2024 09:13:46 GMT )
May 15, 2024 11:13 Europe/Tirane
  • Ben-Gvir: Zhvendosini banorët e Gazës në vende të tjera

Në të njëjtën kohë me afrimin e përvjetorit të Ditës së Fatkeqësisë (Jeumul-Nakba) dhe shpërnguljes së detyruar të palestinezëve, ministri i linjës së ashpër të sigurisë së brendshme të regjimit sionist bëri thirrje për zhvendosjen e banorëve të Rripit të Gazës në vende të tjera.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, cituar nga rrjeti Al-Arabiya, Itamar Ben-Gvir, ministri i vijës së ashpër të sigurisë së brendshme të regjimit sionist, në deklaratat e tij të fundit raciste gjatë një vizite në koloninë sioniste Sderot pranë Rripit të Gazës, tha: "Për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të 7 tetorit, Izraeli duhet të kthehet në Rripin e Gazës dhe të marrë kontrollin e tij."

Ben-Gvir, gjithashtu, kërkoi ndërtimin e kolonive në Rripin e Gazës, inkurajimin e palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës për t'u larguar vullnetarisht nga ky Rrip dhe zhvendosjen e tyre në shtete të tjera.

Përveç kësaj, ministri radikal i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist në vazhdim të kundërshtimit të tij për hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, tha: "Unë nuk e miratoj hyrjen e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës përmes kalimit Karam Abu Salem. Nëse duan ndihma humanitare, ata duhet t'i kthejnë të burgosurit."

Këto fjalë janë thënë nga Ben-Gvir teksa kolonët sionistë sulmuan dje të paktën 7 kamionë që transportonin ndihma humanitare për Rripin e Gazës. Ata i hodhën në tokë ushqimet e ngarkuara në këta kamionë dhe i shkelën ato.

Ben-Gvir ka bërë vazhdimisht  deklarata raciste kundër palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, duke përfshirë kërkesën për sulmin në Rripin e Gazës, zgjerimin e kolonive sioniste, zhvendosjen e plotë të palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës dhe shpëtimin prej tyre.