Shtohen  mosmarrëveshjet në kabinetin e regjimit sionist
(last modified Fri, 17 May 2024 10:15:56 GMT )
May 17, 2024 12:15 Europe/Tirane
  • Shtohen  mosmarrëveshjet në kabinetin e regjimit sionist

Mosmarrëveshjet në kabinetin e Benjamin Netanjahut vazhdojnë të rriten dhe shkaku kryesor i këtyre mosmarrëveshjeve është pamundësia për të liruar të burgosurit përmes luftës.

Muaji i tetë i luftës kundër Gazës po përfundon. Kabineti i Netanjahut vazhdon të jetë dëshmitar i përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve në kabinet. Dallimet kanë çuar në qëndrimin publik të anëtarëve të kabinetit kundër njëri-tjetrit. Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itmar Ben Goyer, si kundërpërgjigje kërkoi shkarkimin e Yoav Galant, ministrit të Luftës së këtij regjimi. Ministri i Financave i regjimit sionist, Smotrich, i kërkoi edhe kryeministrit të këtij regjimi, Benjamin Netanjahu që të zgjidhte Gallantin mes zbatimit të politikave qeveritare ose dorëheqjes.  Smotrich deklaroi se komentet e Gallant në mënyrë efektive deklaruan mbështetjen për krijimin e një shteti palestinez si një shpërblim për Hamasin. Arsyeja për këtë qëndrim është se Gallant tha se është kundër sundimit ushtarak të Izraelit mbi Gazën. Në fakt, Ben Goyer dhe Smotrich besojnë se Gallant veproi kundër qëllimeve ushtarake të luftës. Prandaj, këto komente dhe qëndrime tregojnë se nuk ka konsensus brenda kabinetit të Netanjahut për vazhdimin e luftës. Këto dallime janë një dëshmi e qartë e dështimit të regjimit pushtues për të arritur qëllimet e tij ushtarake në luftën e Gazës. Dështimi për të arritur qëllimet ushtarake në luftën e Gazës bëri që kritikat ndaj kabinetit të Netanjahut të shtoheshin dhe të rriteshin edhe divergjencat politike në territoret e pushtuara. Yair Lapid, kreu i opozitës së regjimit sionist, i cili gjatë ditëve të fundit së bashku me kolonët sionistë dhe veçanërisht familjet e të burgosurve izraelitë, ka shtuar kërkesat e tij për shkarkimin e kryeministrit aktual të këtij regjimi, Benjamin Netanjahu, në komentet e tij duke kritikuar operacionin e ushtrisë sioniste në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ai njoftoi se arritja e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe kthimin e të burgosurve izraelitë nga Gaza është më e rëndësishme se operacionet ushtarake në Rafah.

Itzhak Brik, gjeneral brigade rezervë i ushtrisë izraelite, kritikoi gjithashtu performancën e Netanjahut dhe vendimin e tij për të nisur një sulm tokësor në Rripin e Gazës, duke thënë se "hyrja në Rafah (në jug të Gazës) do të jetë gozhda e fundit në arkivolin tonë”.  Ky brigadier rezervë i ushtrisë izraelite tha se ushtria izraelite nuk është në gjendje të largojë dhe rrëzojë fuqinë e Hamasit edhe nëse lufta zgjatet dhe se vazhdimi i luftës në Gaza është i kotë. Sepse nëse vazhdon, Izraeli do të pësojë humbje të mëdha dhe ka mundësi që ushtria rezervë dhe ekonomia të shembet. Avigdor Lieberman, ish-ministri i Mbrojtjes i Izraelit, kritikoi ashpër Benjamin Netanjahun, kryeministrin e këtij vendi dhe theksoi se performanca e autoriteteve ushtarake dhe politike izraelite në luftën e Gazës do të shkaktojë humbjen e Tel Avivit. Lieberman tha se Yahya al-Sanwar, udhëheqësi i grupit në Rripin e Gazës, e menaxhon luftën nga brenda tuneleve shumë më mirë se Netanjahu. Sipas këtyre kritikave dhe komenteve, mund të thuhet se lufta në Gaza jo vetëm që u shoqërua me humbjen e qëllimeve ushtarake të regjimit sionist, por edhe e rriti brishtësinë e kabinetit në nivelin më të lartë.