Sistemi Iron Dome godet një dron izraelit
Sistemi Iron Dome i regjimit sionist ka shënjestruar edhe një herë gabimisht një dron të ushtrisë izraelite.
Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist raportoi se sistemi Iron Dome i regjimit sionist ka vënë në shënjestër një dron të ushtrisë të këtij regjimi. Ushtria izraelite ka njoftuar se do të nisë një hetim në këtë fushë. Rreth 3 javë më parë, gazeta "Jerusalem Post" e Izraelit citoi një komandant të Trupave Detare amerikane dhe shkruante se ushtria izraelite rrëzon gabimisht pothuajse gjysmën e dronëve që përdor në konfliktin me Hamasin dhe Hezbollahun në Liban. Nënkoloneli i Trupave Detare Michael Pruden tha: "Çështja interesante në Izrael është se 40% e dronëve të rrëzuar të Izraelit janë rrëzuar nga forcat e brendshme."
Çështja e rrëzimit të dronëve vendas nuk është e re dhe në vitet e kaluara, burime sioniste kanë pranuar shumë herë se sistemi Iron Dome dhe mjete të tjera mbrojtëse të këtij regjimi kanë rrëzuar dronët e zbulimit vendas ose kanë qëlluar mbi luftëtarët e tyre.