Të burgosurit palestinezë u nënshtrohen torturave nga më të rëndat
Osama Hamdan, një nga anëtarët e lartë të lëvizjes Hamas, në konferencën e tij për shtyp tha: Të burgosurit palestinezë u janë nënshtruar torturave dhe abuzimeve më të rënda fizike dhe mendore në burgjet e pushtuesit sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Osama Hamdan në një konferencë për shtyp tha: Të burgosurit palestinezë në burgjet e pushtuesit sionist u janë nënshtruar torturave dhe abuzimeve më të rënda fizike dhe mendore. Sipas këtij raporti, sionistët u lidhin duart dhe këmbët të burgosurve palestinezë dhe mbi ta lirojnë qentë e policisë, që është një shembull i tmerrshëm i krimeve të pushtuesve nëpër burgje. Osama Hamdan theksoi: Njëri prej të burgosurve palestinezë u lirua nga burgu, ndërsa i ishin prerë këmbët, sepse i kishin lidhur duart dhe këmbët për shtatë ditë. Në raportet e zyrtarëve të UNRWA-s bëhet e ditur se pushtuesit sionist i kanë transferuar trupat e 225 dëshmorëve tanë, përfshirë edhe ata që ndodheshin në qendrat e paraburgimit dhe ua dorëzuan për varrim autoriteteve lokale. UNRWA në raportin e saj thekson se ushtria okupatore sioniste në fakt i vrau të arrestuarit dhe më pas i transferoi në Rripin e Gazës dhe kjo është një politikë naziste sioniste.