Martirizimi i kryebashkiakut të Gazës, në bombardimet e ushtrisë sioniste
(last modified 2024-06-07T17:24:25+00:00 )
Qershor 07, 2024 19:24 Europe/Tirane

Kryebashkiaku i Al-Nusirat të Gazës, së bashku me katër anëtarë të familjes së tij, ranë dëshmor në një sulm ajror nga regjimi sionist.

Sipas Qendrës së Informacionit të Palestinës, burimet mjekësore njoftuan se Iyad al-Mughari, kryetari i Nusiratit, së bashku me djalin e tij dhe tre persona të tjerë, ranë dëshmorë në bombardimin e një prej ndërtesave të bashkisë Nusirat të enjten në mbrëmje në qendrën e Rripit të Gazës për shkak të bombardimeve të ushtrisë okupuese sioniste. Që nga fillimi i luftës kundër Gazës, ushtria sioniste ka martirizuar në këtë mënyrë tre kryebashkiakë palestinezë. Në një deklaratë, zyra e informacionit e qeverisë palestineze në Gaza dënoi vrasjen e kryebashkiakut  të Al-Nusirat dhe e quajti atë një krim lufte që synon krijimin e kaosit dhe intensifikimin e krizës humanitare. Në këtë deklaratë thuhet se regjimi sionist dhe qeveria amerikane ishin përgjegjësit kryesorë për këtë krim barbar dhe çnjerëzor. Kjo zyrë shtoi më tej: "Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të lira në mbarë botën që të ndjekin penalisht autoritetet e regjimit pushtues izraelit në gjykatat dhe forumet ndërkombëtare për kryerjen e krimeve barbare."

 

Në këtë deklaratë, zyra e informimit e qeverisë së Gazës u kërkoi gjithashtu të gjitha vendeve të lira të botës që të ndalojnë vrasjet masive dhe gjenocidin e palestinezëve në Gaza, që po vazhdon prej tetë muajsh. 36 mijë e 654 persona kanë rënë dëshmorë dhe 83 mijë e 309 të tjerë janë plagosur në sulmet e ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023. Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga fillimi i agresionit të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës pa asnjë rezultat dhe arritje, ky regjim po zhytet çdo ditë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme. Gjatë kësaj periudhe, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç masakrave, shkatërrimeve, krimeve të luftës, shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, bombardimeve të organizatave të ndihmës dhe zisë së bukës në këtë rajon. Regjimi pushtues e ka humbur këtë luftë pa marrë parasysh ndonjë fitim në të ardhmen dhe as pas tetë muajsh nuk ka mundur të bëjë që grupet e rezistencës në një zonë të vogël të rrethuar prej vitesh të dorëzohen dhe nuk ka mundur dot të marrë mbështetjen e opinionit publik botëror për kryerjen e krimeve të dukshme në Gaza.

 

Tags