Qershor 30, 2024 11:40 Europe/Tirane
  • Policia e regjimit sionist sulmon demonstruesit në Kodsin e pushtuar

Demonstratat kundër Netanyahut të shtunën në territoret e pushtuara u kthyen në demonstrata të dhunshme dhe forcat e policisë së Tel Avivit sulmuan protestuesit.

Sipas ISNA, mijëra kolonë mbajtën protesta kundër kryeministrit të regjimit sionist në Tel Aviv, Haifa dhe disa qytete të tjera të pushtuara dhe kërkuan largimin e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sionistët organizuan demonstrata në Tel Aviv dhe disa qytete të tjera të pushtuara dhe kërkuan një marrëveshje të menjëhershme për shkëmbimin e robërve sionistë në Gaza. Protestuesit kërkuan nga komandantët e ushtrisë izraelite që të pengojnë Netanyahun dhe tu japin mundësi përpjekjeve për të arritur këtë marrëveshje. Demonstrata u mbajt pasi familjet e të burgosurve sionistë në Rripin e Gazës, të cilët janë jashtëzakonisht të zemëruar me indiferencën e kabinetit të regjimit pushtues ndaj fatit të fëmijëve të tyre, dje bënë thirrje për një demonstratë kundër kabinetit. Këto familje përmes një komunikate kanë bërë të ditur:  Ne u bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve të dalin në rrugë për të bërë presion ndaj Netanyahut për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e robërve. Në vazhdim të kësaj deklarate, familjet e robërve sionist kritikuan kabinetin e kryeministrit të regjimit sionist, Benjamin Netanyahu dhe theksuan: Vazhdimi i luftës aktuale nënkupton vdekjen e fëmijëve tanë.

Tags