Netanyahu do të shkojë në gjykatë më 2 dhjetor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160146-netanyahu_do_të_shkojë_në_gjykatë_më_2_dhjetor
Burime mediatike izraelite njoftuan se gjyqi për korrupsion ndaj Netanyahut do të mbahet më 2 dhjetor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 09, 2024 21:06 Europe/Tirane
  • Netanyahu do të shkojë në gjykatë më 2 dhjetor

Burime mediatike izraelite njoftuan se gjyqi për korrupsion ndaj Netanyahut do të mbahet më 2 dhjetor.

Benjamin Netanyahu, kryeministri kriminel i regjimit sionist, i cili ka pësuar disfata të rënda nga Fronti i Rezistencës, po përballet çdo ditë me sfida dhe lajme më të këqija se ato të ditëve të mëparshme.

Burime mediatike sioniste njoftuan se sistemi gjyqësor izraelit ka caktuar datën 2 dhjetor për gjykimin e Netanyahut për korrupsion. Nisur nga kjo, kryeministri i regjimit sionist duhet të paraqitet më 2 dhjetor në gjyqin që do të mbahet për të hetuar akuzat ndaj tij për korrupsion dhe për të paraqitur dëshminë e tij.

Kjo ndodh ndërkohë që, me vazhdimin e luftës kundër Rripit të Gazës dhe mungesën e ndonjë arritjeje ushtarake nga regjimi sionist, kritikat ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kabinetit të tij janë intensifikuar në territoret e pushtuara.

Kundërshtarët e Netanyahut e akuzojnë atë se "ka blerë kohë" për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur gjykimin e dosjeve ligjore të ngritura kundër tij.