Stuhia në Afganistan vret dhjetëra njerëz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160406-stuhia_në_afganistan_vret_dhjetëra_njerëz
Stuhia dhe shiu i dendur në lindje të Afganistanit vranë dhjetëra njerëz.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 16, 2024 20:17 Europe/Tirane
  • Stuhia në Afganistan vret dhjetëra njerëz

Stuhia dhe shiu i dendur në lindje të Afganistanit vranë dhjetëra njerëz.

Sipas lajmeve të deritanishme, të paktën 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Sadikullah Kurejshi, drejtor i Departamentit të Informacionit dhe Kulturës në provincën Nangarhar të Afganistanit, bëri të ditur se në mesin e të vdekurve në këtë incident, shihen emrat e 5 anëtarëve të së njëjtës familje, të cilët vdiqën pas shembjes së çatisë së shtëpisë së tyre në zonën Sorkhrud, dhe përveç këtyre, janë lënduar edhe 4 persona të tjerë, anëtarë të po kësaj familjeje.

Kurejshi shtoi: "Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve shihen emrat e disa grave dhe fëmijëve."

Stuhia ka shkatërruar edhe një numër të madh asetesh dhe prodhimesh bujqësore në pjesë të ndryshme të provincës.