ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në Oman
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160438-isis_mori_përgjegjësinë_për_sulmin_në_oman
Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmin ndaj vajtuesve të imam Huseinit (as) në Oman.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 17, 2024 09:52 Europe/Tirane
  • ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në Oman

Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për sulmin ndaj vajtuesve të imam Huseinit (as) në Oman.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ISIS zyrtarisht mori përgjegjësinë për aktin terrorist në xhaminë Al-Vadi Al-Kabeer në Maskat të Omanit. Të hënën, xhamia e vajtuesve husenianë, e vendosur në periferi të Maskatit, ishte objektiv i një sulmi të armatosur. Policia e Omanit lëshoi ​​një deklaratë dhe ndërsa konfirmoi këtë sulm të armatosur, njoftoi se sipas statistikave shtesë të policisë, 6 persona kanë mbetur të martirizuar dhe 28 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave ndaj vajtuesve të imam Husenit(as). Në deklaratë gjithashtu thuhet se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për përballimin e situatës dhe do të kryhen masa shtesë dhe hetime të nevojshme.