Jemeni sulmon portin sionist Eilat dhe anijen amerikane
Forcat e armatosura të Jemenit lëshuan një deklaratë duke njoftuar operacionin e paprecedentë raketor kundër objektivave të rëndësishëm në portin e Eilat dhe deklaruan se objektivat në këto sulme u goditën me sukses.
Në këtë deklaratë, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, Yahya Saree, bëri të ditur operacionin e përbashkët të forcave detare dhe ajrore të Jemenit, në të cilat u përdorën dronë dhe raketa kundër një anije amerikane në Detin e Kuq. Sulmi në fjalë u krye me raketa balistike dhe dronë dhe shënjestroi drejtpërdrejt anijen amerikane. Në këtë deklaratë theksohet se operacionet detare të Jemenit kundër anijeve sioniste, amerikane dhe britanike apo sulmet kundër porteve të territoreve të pushtuara do të ndalen vetëm kur të ndalet agresioni dhe të hiqet bllokada e Rripit të Gazës. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura të Jemenit deklaruan se reagimi ndaj agresionit të regjimit sionist në Jemen do të bëhet patjetër dhe ky reagim do të jetë i madh dhe i fortë. Avionët e regjimit sionist kanë sulmuar mbrëmjen e së shtunës qytetin port Hodeidah në perëndim të Jemenit, duke lënë 6 persona të martirizuar, 3 të zhdukur dhe 83 të plagosur.