OKB: Armiqësitë e pamëshirshme kanë shkatërruar sistemin shëndetësor të Gazës
Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara deklaroi se urdhrat e përsëritur të evakuimit dhe armiqësitë e pamëshirshme kanë shkatërruar sistemin shëndetësor të Gazës.
Stephane Dujarric tha: "Kjo e ka bërë të vështirë për njerëzit që janë zhvendosur disa herë në Gaza të kenë akses në shërbimet thelbësore."
Ai shtoi: "Ndërkohë, Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka paralajmëruar se aktivistët humanitarë në Gaza vazhdojnë të përballen me rreziqe të mëdha, duke përfshirë edhe sigurinë e tyre personale."
Më tej, zëdhënësi i OKB-së tha: "Dje, një kolonë e kolegëve tanë në UNRWA u sulmua nga forcat izraelite teksa po lëviznin në drejtim të veriut të qytetit të Gazës."
Zëdhënësi i OKB-së shtoi: "Dëmtimi i infrastrukturës, mungesa e energjisë elektrike, mungesa e karburantit, po ashtu edhe e pjesëve të këmbimit, vazhdojnë të shkaktojnë probleme në prodhimin dhe pastrimin e ujit si dhe në pompimin e ujërave të zeza."