Martirizohen 129 palestinezëve në sulmet e regjimit sionist ndaj Khan Yunisit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160696-martirizohen_129_palestinezëve_në_sulmet_e_regjimit_sionist_ndaj_khan_yunisit
Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Gaza mëngjesin e së enjtes njoftoi se 129 palestinezë ranë dëshmorë në 48 orët e fundit në sulmet e regjimit sionist në lindje të Khan Yunisit, që ndodhet në jug të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2024 05:40 Europe/Tirane
  • Martirizohen 129 palestinezëve në sulmet e regjimit sionist ndaj Khan Yunisit

Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Gaza mëngjesin e së enjtes njoftoi se 129 palestinezë ranë dëshmorë në 48 orët e fundit në sulmet e regjimit sionist në lindje të Khan Yunisit, që ndodhet në jug të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shihab, zyra e informacionit e qeverisë palestineze në Gaza në një raport njoftoi se në 48 orët e fundit, 129 palestinezë ranë dëshmorë, më shumë se 100 u plagosën dhe 44 u zhdukën në sulmet e regjimit sionist në lindje të Khan Yunisit.  Sipas këtij raporti, gjatë kësaj periudhe avionët dhe tanket e regjimit sionist kanë shënjestruar 208 herë Khan Yunisin. Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Gaza gjithashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe, 237 ndërtesa banimi dhe shtëpi në Khan Yunis janë shënjestruar nga sulmet ajrore dhe artilerie të regjimit sionist. Më herët, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephen Dujarric, në një deklaratë njoftoi se më shumë se 150,000 civilë palestinezë u larguan nga Khan Yunisi në Rripin e Gazës pas urdhrit të regjimit sionist për evakuim. Pas më shumë se 10 muajsh nga lufta e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, kjo luftë e nisur me dy synimet e deklaruara për shkatërrimin e lëvizjes Hamas dhe kthimin e robërve sionistë të 7 tetori 2023, ende nuk i ka arritur qëllimet e saj.