Hamasi reagon ndaj krimit të ri sionist në Deir al-Balah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160760-hamasi_reagon_ndaj_krimit_të_ri_sionist_në_deir_al_balah
Në një deklaratë, Hamasi ka reaguar ndaj krimit të ri të kryer nga regjimi sionist në Deir al-Balah.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2024 17:30 Europe/Tirane
  • Hamasi reagon ndaj krimit të ri sionist në Deir al-Balah

Në një deklaratë, Hamasi ka reaguar ndaj krimit të ri të kryer nga regjimi sionist në Deir al-Balah.

Në deklaratën e Hamasit thuhet: "Krimi brutal i ushtrisë fashiste sioniste në sulmin ndaj shkollës Sejjide Khadixha në Deir al-Balah, ku u strehuan mijëra refugjatë palestinezë dhe gjatë të cilit dhjetëra të zhvendosur, të sëmurë dhe të plagosur u martirizuan dhe u plagosën, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, është një krim brutal që tregon se ushtria terroriste sioniste shkel të gjitha vlerat njerëzore dhe sfidon të gjitha ligjet e luftës që theksojnë mbrojtjen e civilëve."

Hamasi njoftoi: "Pushtuesit po sulmojnë civilët me pretekstin e rremë të pranisë së forcave të Rezistencës. Nën këtë pretekst pushtuesit vazhdojnë të kryejnë krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit ndaj civilëve. Amerika është plotësisht përgjegjëse për vrasjet dhe gjenocidin nëpërmjet mbështetjes politike dhe ushtarake të kabinetit terrorist. Bombat, të cilat shkaktojnë krimet më të neveritshme kundër fëmijëve dhe grave, e bëjnë Uashingtonin një bashkëpunëtor të drejtpërdrejtë në këto krime."

Hamasi i bëri thirrje edhe një herë Umetit Islamik dhe atij Arab dhe të gjithë njerëzve të lirë të botës që të mobilizohen dhe të bëjnë presion për të ndalur luftën e gjenocidit, urinë dhe shkatërrimin në Rripin e Gazës.

Kjo lëvizje kërkoi gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e lidhura me të, që të lënë mënjanë heshtjen dhe të marrin masa serioze dhe efektive për të detyruar regjimin pushtues sionist të ndalojë krimet e tij kundër civilëve palestinezë.

Duhet përmendur se në krimin e kryer në Deir al-Balah ranë dëshmorë mbi 30 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.