Blinken: Amerika po përpiqet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza!
Sekretari amerikan i Shtetit pretendoi se vendosja e një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës është i rëndësishëm për qeverinë e Uashingtonit.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën, duke cituar Anthony Blinken, se qeveria e Uashingtonit thekson rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje pa vonesë.
Sekretari amerikan i Shtetit e informoi homologun e tij kinez mbi përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se në këtë bisedë, Blinken theksoi rëndësinë e vazhdimit të diplomacisë për menaxhimin me përgjegjësi të konkurrencës midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një pjesë të deklaratës së tij, Sekretari amerikan i Shtetit shprehu shqetësimet e tij për veprimet destabilizuese të Kinës në Detin e Kinës Jugore. Blinken tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë seriozisht të shqetësuara për mbështetjen që jep Kina për industrinë e mbrojtjes ruse.