Gazetari dhe kameramani i Al Jazeera u martirizuan në Gaza
(last modified Wed, 31 Jul 2024 18:27:26 GMT )
Korrik 31, 2024 20:27 Europe/Tirane
  • Gazetari dhe kameramani i Al Jazeera u martirizuan në Gaza

Burimet palestineze raportojnë martirizimin e reporterit dhe kameramanit të kanalit informativ Al Jazeera gjatë pasqyrimit të zhvillimeve në Rripin e Gazës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, burimet lokale në Gaza raportojnë martirizimin e reporterit të Al Jazeera, Ismail al-Ghool dhe kameramanit të rrjetit Al Jazeera Rami Al-Raifi në një sulm ajror të regjimit sionist mbi automjetin e tyre pranë shtëpisë së dëshmorit Ismail Haniyeh në Gaza.

Në këtë incident, ekipi i lajmeve të Al Jazeera ishte nisur për në shtëpinë e dëshmorit Ismail Haniyeh për të përgatitur një reportazh, kur u vunë në shënjestër të regjimit sionist.

Ushtria izraelite ka vrarë rreth 170 gazetarë palestinezë dhe të huaj në sulmet e saj kundër Rripit të Gazës në nëntë muajt e fundit.

 

Tags